AKE: Filluan bisedimet për uljen e çmimit të roamingut me Bullgarinë

Njerëzit e parë të trupave rregullatorë për komunikime elektronike të Maqedonisë dhe Bullgarisë në takim në Shkup kanë biseduar për mundësitë për uljen e çmimeve të shërbimeve të roamingut mes abonentëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së kryetarit të trupit rregullator kompetent për komunikime elektronike në Bullgari, Rosen Zhelazkov në Agjencinë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë (AKE), gjatë takimit me kryetarin e AKE-së, Sasho Dimitrijoski, të premten është biseduar për aktivitetet e ty trupave rregullatorë në periudhën e kaluar dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në pajtim me Memorandumin e nënshkruar për mirëkuptim me qëllim që të thellohet shkëmbimi i përvojave në fushën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike.

Nga AKE deklarojnë se te Komisioni për Rregullimin e njoftimeve ka dërguar ftesë që Bullgaria të kyçet në Marrëveshjen për roaming rajonal të cilën që nga viti 2014 e kanë nënshkruar ministritë kompetente për komunikime elektronike të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në pajtim me nenin 4 të kësaj Marrëveshje parashihet që në procedurë përkatëse mund të qasen të gjithë shtetet duke përfshirë edhe anëtaret e Bashkimit Evropian.

Pas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, më 23 nëntor të vitit të kaluar, ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri i Bullgarisë i Transportit dhe Teknologjive Informatike, Ivajllo Moskovski nënshkruan memorandum për mirëkuptim me të cilin, siç ishte paralajmëruar, do t’i nxisin operatorët të lidhin kontrata për çmime më të ulëta gjatë bisedës, porosive dhe internetit në roaming. Tani, për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet mes 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për megabajt internet.

Risi për uljen e paralajmëruar të çmimeve në roamingun mes dy shteteve priten në samitin e ardhshëm dixhital, organizator i të cilit do të jetë Maqedonia në prill dhe në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që duhet të mbahet në maj në Bullgari.

Maqedonia dhe Bullgaria do të flasin më lirë në roaming

Serbia dhe Bullgaria nënshkruan Memorandum për çmime më të ulëta për roaming

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button