Sot do të mbahen seanca gjyqësore për rastet “Tifani”, “Dhuna në Komunën Qendër” dhe “Treqind”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike për gjykim, “Tifani”, “Treqind” dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, transmeton Portalb.mk.

Në lëndën “Tifani” për fshehje të tatimit e akuzuar është gazetarja Ivona Talevska.

Rasti “Tifani” ka të bëjë me vepër penale që ka zgjatur nga viti 2008 deri 2014 ku Talevska si menaxhuese e kompanisë konsulente “Smart DOOEL” dhe të “Smart grup DOOEL Shkup”, nga viti 2008 deri 2014 ka refuzuar të paguajë tatime, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka dhënë të dhëna të rrejshme ku ka refuzuar të paguajë 2.314.463 ose 37.634 euro përmes kompanive ose 1.040.840 denarë ose 16.942 euro për tatim personal.

Në bankën e të akuzuarve sot përsëri do të ulet edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar për rastin “Treqind”.

Sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.

Seancë gjyqësore sot duhet të mbahet edhe për të akuzuarin e shtatë, Dimçe Kërstev për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, i cili më parë u veçua nga procedura.

Kërstev nuk ka avokat, ndërsa në seancën e kaluar ai u deklarua i pafajshëm.

Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button