Ja çfarë tha sot Ziadin Sela përpara atyre që deshën ta vrasin në Kuvend

Deputeti Ziadin Sela në natën e 27 prillit, në sallën e Kuvendit është goditur me monitor, shtizë flamuri dhe me dërrasë nga dhunuesit, të cilët tani akuzohen për tentim vrasjen e tij, njofton Portalb.mk.

“Gjëra e fundit që mbaj mend, pasi që isha i trullosur, ishte kur u rrëzova në gjunjë, kur filluan të më godasin në kokë, trup, e gjithandej”, dëshmoi sot deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në Gjykatën Penale.

“Unë nuk e mbaj mend kush më ka goditur. Nuk është e mundur në ditë të sotme që për gjithçka të ketë incizim, ndërkaq vetëm te pjesa ime kur më kanë rrahur të mos ketë”, ka thënë Sela.

Paraprakisht, ai e përshkruajti hyrjen e dhunuesve, kur fillimisht ka marrë goditje me monitor. Ai tha se gjatë tërë kohës e ka ndjekur e ka incizuar një grua e cila ka  qenë bashkë me gazetarët, ndërkaq kur kanë hyrë dhunuesit, është marrë vesh diçka me to.

Selës i ka lënë një person shumë i zemëruar me mjekër dhe me kokë të rruar. Sela kujtohet edhe në një person të ulët me maskë në kokë, i cili ka treguar se ka pistoletë. Ai tha se në sallë kanë fluturuar gjësende edhe ndaj Zoran Zaevit, Talat Xhaferit dhe deputetëve të tjerë në Kuvendit. Ka ardhur deputeti Vllatko Gjorçev në përpjekje që ta ndalojë turmën e dhunuesve.

Ende kur ka qenë në grupin me deputetët, i trullosur, përpara se tërësisht ta humb vetëdijen nga rrahja e fuqishme pas kokës, Sela tha se kujtohet se si ki ka ardhur një person me jelek të lëkurës edhe i ka thënë: “Ja Sela. Hajde tani!”.

Pas prokurorit, Sela sot si palë e dëmtuar dhe dëshmitarë do të merren në pyetje edhe nga avokatët e dhjetëra të akuzuar, të cilët janë sjellë nga paraburgimi.

Ndryshe, në seancën e kaluar, Sela deklaroi se kërkon më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij. Avokati i tij, Abedin Abduli, tha se në këtë shumë janë përfshirë harxhimet për mjekim dhe dhimbjet fizike, dëmtimet në tru, frika e shkaktuar si dhe cënimi i identitetit personal.

Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, dëshmon njeriu që shpëtoi jetën (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button