Çkyçje masovike të borxhlive të rrymës

EVN Maqedoni filloi aksion të madh për ç’kyçjen e përdoruesve të cilët nuk kanë paguar llogaritë rregullisht. Të gjithë që kanë shkelur afatin e pagesës gjenden në listën e ekipeve të EVN. Ç’kyçen nga 3.000 përdorues në ditë, ndërsa mes tyre edhe biznese, amvisëri dhe institucione.

Nga EVN thonë se thonë se çkyçjet janë aktivitete të zakonshme të kompanisë dhe për çdo ditë sistemi azhurnon përdoruesit të cilët nuk kanë paguar llogaritë në kohë. Kjo masë e padëshiruar është e vetmja dhe e fundit ligjore që kompania mund ta përdor ndaj atyre që nuk paguajnë llogaritë. Ajo përdoret pasi të harxhohen të gjitha mundësitë, gjegjësisht përkujtime, vërejtje që gjenden në llogaritë e përdoruesve.

Do të ç’kyçen nga rrjeti dhe ata të cilët vjedhin rrymën. Kontrollet e EVN-së dhe policia për katër muajt e parë kanë zbuluar 3100 vjedhje të amvisëritë dhe te përdoruesit e biznesit. Vjedhësit kanë harxhuar 30 milionë kilovatë orë energji elektrike. 

Dëmi që ka pësuar kompania arrin gjithsejtë 4,5 milion euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button