Amerika ka tre kërkesa për Kosovën

Në pritjen shtetërore të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës i ftuar ka qenë edhe ndihmëssekretari i Mbrojtjës i ShBA-së për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert S. Karem. Zyrtari i lartë amerikan është shprehur i lumtur që është i pranishëm për festën e 10-vjetorit të pavarësisë në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij Karem ka bërë thirrje te liderët e vendit dhe te qytetarët e Kosovës që të zgjedhin rrugën euroatlantike. Ai gjithashtu ka siguruar se shteti i Kosovës do të vazhdojë të ketë përkrahjen e SHBA-së.

“10 vjet më parë u arrit Pavarësia, tani duhet të zgjedhni rrugën e së ardhmës. Inkurajoj të luftoni korrupsionin, të sillni ata para drejtësisë, të normalizoni raportet me Serbinë dhe të zgjidhni rrugën Euroatlantike”, tha Karem ndër të tjera. Partneritetin e Kosovës dhe SHBA-së zyrtari i Pentagonit e ka quajtur model. Ai ka bërë thirrje që liderët e vendit të zgjedhin rrugën e së ardhmes të ndërtuar mbi vlera të demokracisë, duke siguruar se vetëm kështu do ta kenë përkrahjen e Amerikës.

Karem u shpreh i gëzuar që javën e kaluar ka takuar liderët e vendit në Uashington ndërsa sot po i takon ata në festën e Pavarësisë në Kosovë. Ai ka përmendur se ndihet i nderuar edhe me praninë e kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e theksuar rolin e tij si një përkrahës i madh i Kosovës, transmeton Gazeta Express. Vetë Engel ka mbajtur fjalim gjatë seancës solemne të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast e ka uruar popullin e Kosovës dhe ka thënë se dëshiron që shumë shpejt ta shohë Kosovën në BE, NATO dhe OKB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button