A duhet të merrni mjekime për kolesterolin dhe tensionin e lartë? Zbulojeni këtu

Nivelet e larta të koelsterolit dhe tensionit të lartë të gjakut njihen si faktorë rreziku për atakun në zemër dhe goditjen në tru. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit që mund të kenë herë pas here tension të lartë të gjakut kanë nevojë për ilaçe.

Sipas ekspertëve, pacientët duhet të marrin në konsideratë këta faktorë para se të vendosin të marrin mjekime.

Vlerësoni rrezikun. Personat mbi 40 vjeç duhet të kenë kujdes për rrezikun 10-vjeçar të atakut në zemër dhe goditjes në tru. Idealja do të ishte që ky rrezik të ishte më pak se 7.5%.

Mos rendni direkt tek ilaçe. Disa ndryshime në mënyrën e jetesës mund të jenë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll nivelet  e tensionit në gjak dhe kolesterolit. Vetëm me aktivitet fizik mund të përmirësoni në mënyrë të konsiderueshme tensionin e gjakut, rekomandojnë ekspertët.

Merrni mjekimet  duhura. Nëse mjeku vendos që keni nevojë për ilaçe, zgjidhni alternativën më të sigurt. Diuretikët mund të menaxhojnë në mënyrë efikase tensionin e lartë të gjakut.

Dozat e ulëta të statinës gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër ose goditjes në tru.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP