Netanyahu: Irani është “kërcënimi më i madh në botë’

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhu, ka thënë, se Irani përfaqëson “kërcënimin më të madh në botë”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të luftuar “regjimin” e Teheranit që “kërcënon paqen”.

Ai i ka bërë këto deklarata në paraqitjen e tij të parë në Konferencën për Siguri në Mynih.

Ai po ashtu, ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Teherani duhet të ndalojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka bërë Iranin më të matur qoftë në nivelin vendor apo atë ndërkombëtar.

Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit dhe Gjermanisë Naziste, duke thënë se udhëheqësia iraniane dëshiron ta shkatërrojë Izraelin.

Netanyahu ka paralajmëruar, se Irani nuk duhet “të testojë vendosshmërinë e Izraelit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP