Fitou: Thaçi ka të drejtë, BE të jetë e qartë me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë që kërkojë nga BE-ja të jetë e koncentruar në Kosovë, por edhe ju duhet t’i kryeni obligimet dhe angazhimet e juaja, ngase jo të gjitha i keni bërë. Kështu ka thënë të Jean-François Fitou, ambasador i Francës në Kosovë, duke reaguar kështu ndaj akuzave të mbrëmshme të kryeministrit të Kosovës ndaj Brukselit, të cilit është duke i munguar vizioni i qartë për Kosovën dhe rajonin. Ndërsa për sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë dhe se Serbia mund të ndihmojë por nuk duhet të ketë rol, pasi është Qeveria e Kosovës që duhet të fillojë dialogun me banorët e asaj pjese të Kosovës.

“Thaçi ka të drejtë në kërkesat e tij sepse BE-ja duhet të jetë e koncentruar në Kosovën dhe të punojë me Kosovën, në mënyrë që të ecim në një ardhmëri më të sigurt. Rezultat nuk vijnë shpejtë si i dëshirojmë apo si i presim dhe është e vërtetë se ekziston një mosdurim. Detyra kryesore, e ne diplomatëve që jemi në Kosovë është ta kuptojmë këtë kërkesë së Thaçit dhe ta përkthejmë këtë për shtetet tona dhe për BE-në në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për Kosovën”, tha ambasadori Fitou, transmeton Kosovapress.

Më tej ai ka thënë se “duhet që BE-ja në mënyrë solide të mbetët e angazhuar për Kosovën dhe që ju asnjëherë të mos keni bindje që dyert e BE-së po mbyllen për ju, ose që perspektiva dalëngadalë po zvogëlohet, por skema dhe rruga e saj është e gjatë dhe Kosova duhet të punojë që t’i arrijë të gjitha këto”.

“Ky mosdurim i kosovarëve reflekton edhe nga ana tjetër nga një mos durim i evropianëve që presin me padurim që kosovarët ta kryejnë punën e tyre pak më shpejtë. Për të drejtat shtetërore, në luftën kundër korrupsionit dhe në vendosjen e një demokracie funksionale. Pra, ne po presim nga pala tjetër të na ofrojë atë që po presim”, ka thënë Fitou.
Këto komente, ambasadori i Francës në Kosovë, i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Diplomave të Studimit të gjuhës frënge në shkollën e mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë.
Sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë.

“BE-ja ka gjashtë muaj që i ka propozuar Qeverisë së Kosovë që ta ketë një vizion për veriun e Kosovës. E dimë që nuk është e lehtë. Ne e dimë që Qeveria nuk mund të vjen me një ide të mrekullueshme që ta e paraqes por duhet të punohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Fitou ka mohuar të ketë thënë ndonjëherë që Serbia mund të ketë rol në dialogun për veriun. Ai është këmbëngulës se dialogu duhet zhvillohet mes Qeverisë së Kosovës dhe banorëve të veriut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button