Të gjithë u morën me çantën, por flokët e bashkëshortes së Kryeministrit paskan kushtuar më shumë

Festa e Pavarësisë së Kosovës është komentuar gjatë ditës së djeshme për shumë detaje. Koncerti i Rita Orës dhe çdo lëvizje e saj ishte burim informacioni për mediat e portalet. Por jo më pak edhe për përfaqësuesit e Prishtinës zyrtare e sidomos për shoqërueset e tyre, shumë prej të cilave ranë në sy të të gjithëve, shkruan Class.

Të shtunën, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj, ishte pothuaj në të gjitha portalet për çantën që mbante në ditën e Pavarësisë. Jo e zakonshme dhe, natyrisht, e kushtueshme, çanta e Anitës, sipas mediave të Kosovës, kushtonte plot 1500 euro.

Një model i koleksionit të fundit të Louis Vuitton, për pranverën e 2018-ës, që mbante në krahë Anita, u ka rënë në sy të gjithëve. Por nuk paska qenë kjo vlera më e lartë e look-ut të saj në 10-vjetorin e Pavarësisë.

E njohur për shijen e hollë, Anita është kujdesur për çdo detaj, edhe për flokët, për të cilët paska shpenzuar shumë më shumë nga ç’mund të keni menduar.

Siç shkruan Magazina.al, flokët e shtuar për një ditë të tillë i kanë kushtuar jo pak, por 1700 euro. Pavarësisht shifrës së lartë e të shumëkomentuar në rrjet, e sigurt është që pamja e bashkëshortes së Kryeministrit këtë të shtunë ishte mahnitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button