Fokus: Kurir përmes tenderëve të vegjël ka marrë 27.000 euro

Tenderë të vegjël prej nga 5.000 euro kanë ushqyer web portalin Kurir, ndërsa paratë kanë ardhur nga Sekretariati i përgjithshëm qeveritar, MEPSO, komuna Gazi Babë, Qyteti i Shkupit, shkruan në numrin më të ri javorja maqedonase “Fokus”.

Nëse pak më tepër analizohen tenderët, mes tyre do të bie në sy një kompani totalisht anonime, “EM MEDIA”, e cila është e regjistruar nën news-sajtin maqedonas “Kurir”. Për këtë portal me të vërtetë nuk duhet të harxhohen fjalë që të vërtetohen se politika e tyre redaktuese është pro-VMRO (jo proqeveritare), ndërsa relacioni VMRO – Kurir shihet qartë edhe nga ajo se partia në faqen e tyre zyrtare publikon tekste shumë të ngjashme me ato të “Kurir”.

Siç shkruan Fokus, ajo që si shpërblim e kanë marrë kurirët kap shifrën e 27.000 eurove, ndërsa pjesa më e madhe, mbi 20.000 euro i ka marrë “EM MEDIA” në gjysmën e parë të vitit të kaluar, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa paratë për Kurir kanë ardhur nga Sekretariati qeveritar, MEPSO, komuna e Gazi Babës, dhe nga qeseja me të cilën administron kryetari i Shkupit Trajanovski, ndërsa zakonisht me to janë blerë video lajme, ndërsa qyteti i Shkupit është reklamuar në këtë portal, shkruan Fokus.

Lajme të ngjashme

Back to top button