Shkëndija më lehtë se sa mendohej e kaloi Shkupin

Në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, është zhvilluar derbi shqiptar ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, duel ky që përfundoi me fitore të mysafirëve nga Tetova me rezultatin 0:3.

Fitore e merituar e kuqezinjve të cilët po marshojnë drejt titullit të dytë në historinë e tyre. Autor të golave për djemtë e trajnerit Qatip Osmani  ishin Cuculi, Hasani dhe Ibraimi.

Pjesa e parë nuk solli shumë befasi, edhe pse lideri aktual diktonte tempin e lojës dhe kishte iniciativën, ndërsa Shkupi tentoi në disa raste me anë të Alen Jasharoski dhe Bllazhe Ilijoskit, por duke rrezikuar Zahovin vetëm në skajet e portës. Në pjesën e dytë Shkupi filloi furishëm, por pa arritur të rrezikojë portën.

Fitore ka shënuar edhe skuadra e Vardarit me rezultatin 3:0 duke e mundur Pobedën dhe kështu ka ruajtur negativen kundrejt Shkëndijës prej tetë pikëve.

Pelisteri befasoi Rabotniçkin duke e mundur me rezultatin 3:2, ndërsa pa fitues 0:0 përfundoi takimi Akademija Pandevi dhe “Skopje”. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi i cili u zhvillua të shtunën ndërmjet Renovës dhe Sileksit. /Portalb.mk/

Rezultatet:

A.Pandev – Skopje 0-0

Shkupi – Shkëndija 0-3

Vardari – Pobeda 3-0

Pelisteri – Rabotniçki 3-2

Renova – Sileksi 0-0

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button