Besa “e Kasamit” reagon ndaj Besës “së Gashit”

Lëvizja Besa në udhëheqësinë e Bilall Kasamit ka reaguar ndaj kongresit të Lëvizjes Besa në të cilin  Afrim Gashi u zgjodh kryetar.

Në këtë reagim thuhet se ‘për hir të korrektësisë ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Besa informojmë se një tubim i sotëm i paraqitur si kongres partie nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen Besa dhe strukturën e saj legjitime dhe legale’, transmeton Portalb.mk.

“Për hir të së vërtetës ai tubim më shumë i ngjante një kongresi të shoqatave të cilat janë nën të njejtën kupole dhe që menaxhohen nga dy-tre persona të cilat sot duheshte mes vete të zgjedhin se kush do jetë i pari më i dëgjueshëm mes tyre. Mjafton të shihet fotografia e përgjithshme, se kush nga të ftuarit ishte në reshtin e parë dhe kush rrinte në prapavije, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull i shoqatave që dirigjohen vetëm nga një qendër e cila ska të bëjë jo vetëm me BESËN por as me shqiptarët. Kongresi i Lëvizjes Besa është një dhe ai mbahet më 24.02.2018 në Shkup. Pasi që tani shumica edhe e njerëzve të manipuluar u vërtetuan se grupi tjetër qëllimin e ka patur vetëm të kenë personin që dirigjohet nga jashtë në krye të tyre ne i ftojmë të gjithë që të rreshtohen aty ky vazhdon ideja dhe ideali i Lëvizjes Besa, pra në Kongresin e parë që do mbahet më 24 shkurt. Edhe njëherë grupit tjetër i urojmë suksese në shpalosjen e koalicioneve që i kanë mbajtur të fshehura dhe i apelojmë që shqiptarëve tja tregojnë të vërtetën e idesë të tyre për të cilën ne kemi edhe dëshmi se ska të bëjë me shqiptarët”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button