LSDM: Qeverisja e VMRO-së do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar

VMRO-DPMNE përhap gënjeshtra, nxjerrje a qymyrit është 40 për qind më e lirë se në periudhën kur VMRO-DPMNE udhëhiqte ELEM-in dhe REK Bitolën, thuhet në reagimin e LSDM-së për njoftimin e VMRO-DPMNE-së në të cilin kjo parti e akuzon për harxhimin e parave të popullit.

“VMRO-DPMNE, partia qeverisja e të cilës do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar, vazhdon me dëshpërim të përhapë gënjeshtra”, citohet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM në reagimin e tyre thonë se përfundoi koha e partizimit të kompanive shtetërore që funksionojnë si firma të VMRO-DPMNE-së.

“Menaxhuesit e rinj të ELEM, REK Bitola dhe firmave të tjera shtetërore dhe ndërmarrjeve publike  punojnë me ekonomizim, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve dhe jo në interes të një grupi të vogël të individëve siç ishte në rastin me qeverisjen e VMRO-DPMNE-së” citohet në reagimi e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. ndersa LSDM ende vazhdon qe neper institucione, ministri dhe lloj lloj komisione ti mbaj ne punè familjaret dhe shoqerine e ngushte te Gruevskit , Veljanovskit etj etj. , te cilet bajne shume dème , duke berw lloj lloj fallsifikate ne dokumente dhe lloj lloj skenare komprimituese, duke perdor shume Shqiptare te paditur per postet qe i kane ne udhehqeje a qe varen mu prej ketyre personave kriminogjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button