Arrestohet një banor i Prishtinës me dokumente të falsifikuara

Në vendkalimin kufitar “Shën Naum” në dalje të Republikës së Maqedonisë mbrëma është arrestuar U.M. (41) nga Prishtina i cili ka pasur dokumente të falsifikuara.   Ai me autobusin “Mercedes” me një targë të Kosovës është paraqitur si P.I.C. (42) nga Bullgaria.

MPB  ka informuar se nga ana e nëpunësve të policisë pas kontrollit të kryer të pasaportës është vërtetuar se dokumenti i udhëtimit është i evidentuar si i humbur/vjedhur, me ç’rast me vërtetim për sende të marra të përkohshme është marrë, transmeton Mia.

Gjatë kontrollit shtesë në dokumentet personale të personit (letërnjoftim, dokumente të udhëtimit dhe patent shoferi) është vërtetuar se janë të falsifikuara. Personi ka deklaruar se identiteti i tij i vërtetë është U.M. (41) nga Prishtina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button