VMRO: LSDM-ja nuk ndalon së harxhuari paratë e qytetarëve

Sipas partisë opozitare VMRO, LSDM-ja nuk ndalon së harxhuari paratë e qytetarëve.

Në njoftimin për mediat kjo parti thotë se  në opinion kanë dalë informacione për keqpërdorime të buxhetit shtetëror për shuma të mëdha.

“Është e qartë që LSDM harxhon paratë e qytetarëve për t’i përmbushur apetitet e oligarkëve të vet. Përndjekja politike dhe gjykatësit, janë tentim i qartë i qeverisë së LSDM-së për të fshehur paaftësinë e tyre, korrupsionin dhe shkatërrimet. Ky është tentim klasik për defokusimin e opinionit nga katastrofat politike të LSDM-së”, citon VMRO.

Ajo më tej shton se për më shumë se 90 ditë qytetarë të pafajshëm ndodhen në paraburgim, ndërkohë që me këtë ligj me mijëra kriminelë u lëshuan në liri.

“Intelektualë, artistë, arkitektë, mjekë, artistë dhe deputetë ndodhen në burg për shkak të kundërshtimit të politikave të Zaevit”, shtojnë nga partia. duke kërkuar që gjykata t’i liroj ata sa më shpjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button