Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Greqi për shkak të transferimit të emigrantëve ilegalë

 Policia greke në rajonin e Dojranit, ka arrestuar një shtetas 55-vjeçar të Maqedonisë, sepse në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur 11 emigrantë ilegalë, të cilët duhej ilegalisht t’i nxjerrë nga Greqia.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, nga hetimi i policisë ka dalë se emigrantët në Greqi kanë hyrë përmes vendkalimit ilegal të kufirit greko-turk.

Kamioni është sekuestruar, ndërsa shtetasi i arrestuar i Maqedonisë do të nxirret para prokurorit publik në Kukush, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button