Ministrja greke Gerovasili: Është momenti ideal për negociata

Ministrja greke e Rikonstruktimit Administrativ konsideron se negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë ndodhen në një moment ideal, kundrejt pohimeve të liderit të Demokracisë së Re opozitare se në këtë moment nuk ka rrethana për zgjidhje.

Olga Gerovasili, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve APE-MPE, thotë se Qeveria greke i shfrytëzon kushtet e krijuara, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Në këtë moment, negociatat janë në vijim nën patronatin e Kombeve të Bashkuara. Po bëhen përpjekje të rëndësishme edhe nga të dyja palët. edhe krahas kësaj që e thotë Micotakis, momenti është ideal. Dhe e shfrytëzojmë këtë situatë, siç do të bënte çdo Qeveri e përgjegjshme, duke treguar arsyeshmëri, aftësi negociuese, ndërsa duke pasur parasysh si kriter udhëheqës, mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, thotë Gerovasili.

Ajo i përsëriti pozicionet greke për emër të përbërë, erga omnes dhe sqaroi se nëse nuk arrihet zgjidhje përfundimtare, atëherë do të ndodhë ajo që i ka frikësuar ata të cilët dolën në protesta në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button