19-vjeçari që vrau 17 studentë rrëfen realitetin e frikshëm të tragjedisë

Adoleshenti i akuzuar për vrasjen e 17 studentëve në një shkollë të mesme në Florida ka rrëfeyer krimin në polici.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, tha se arriti në ambientet e shkollës, filloi të qëllonte studentë e më pas braktisi armën dhe u arratis. Ai akuzohet për 17 vrasje me paramendim. FBI-ja ndërkohë ka pranuar se është paralajmëruar më herët për tendencat e Cruz. Sulmi në gjimnazin në fjalë është më vdekjeprurësi në historinë amerikane që prej 2012-s, transmeton Gazeta Blic.

Çfarë tha Cruz:

“Cruz deklaroi se ishte ai personi i armatosur, i cili hyri në ambientet e shkollës me një AR-15 dhe filloi të qëllonte studentë që pa në korridor apo kudo në shkollë,” shkruan dokumenti i gjykatës.

19-vjeçari tha se kishte municione shtesë në një çantë shpine dhe në një tjetër çantë udhëtimi.

Cruz më pas shpjegoi se e la pas armën për të dalë t’u arratisur në të njëjtin moment me studentët e frikësuar që po vraponin larg tij. Sipas hetimeve, i riu ia doli të largohej nga skena e krimit dhe u arrestua nga policia një orë pas tragjedisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button