Gruevski kthehet nga Lindja, kërkon investime nga Kina

Një delegacion qeveritar në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski do të qëndrojë në vizitë pesëditore në Kinë. Lajmin e bëri të ditur vetë Gruevski duke theksuar se kjo do të jetë një vizitë e rëndësishme politiko-ekonomike ku do të prezantohet Republika e Maqedonisë dhe mundësia për kompanitë kineze të investojnë në më shumë qytete të vendit tonë.

“Është mirë që nga ana e Kinës ka përkrahje të fuqishme politike për investim në Maqedoni, atë e vërtetoi kryeministri kinez herën e kaluar, ndërsa me takimin e ardhshëm për vetëm dy javë e gjysmë, do të dërgohet një sinjal serioz deri te kompanitë kineze të cilat janë të interesuara të hapin kapacitetet e tyre në Evropë se Maqedonia është destinacioni ku mund të gjejnë kushte të mira për biznes, dhe se Maqedonia është shtet mik i Kinës”- tha kryeministri Gruevski.

Përveç takimit me kryeministrin kinez, Gruevski paralajmëroi edhe takime me autoritetet lokale në disa rajone.

Lajme të ngjashme

Back to top button