Rita Ora surprizoi Kosovën me “vallen e Rugovës” (FOTO/ VIDEO)

 Festa e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shndërrua në një spektakël të vërtetë me këngëtaren e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila performoi në qendër të qytetit të Prishtinës para dhjetra mijëra pjesëmarrësve nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Koncerti festiv filloi në orët e mbrëmjes me performanca nga artistë të vendit. Atmosfera u ndez me fillimin e performancës së Rita Orës, e cila u uroi qytetarëve pavarësinë e Kosovën dhe ndër këngët e saj me një performancë të jashtëzakonshme interpretoi edhe vallen shqiptare të Rugovës.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pasditen e djeshme, Rita Ora duke interpretuar me duar simbolin e shqiponjës uroi 10 vjetorin e pavarësisë dhe tha, “Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje të shohim njerëz të vendin tim, sepse sa më shumë që jemi aq më të mëdhenj bëhemi”, tha Rita Ora, duke theksuar se Kosova tani përfaqësohet në botë edhe përmes këngëtareve të tjera shqiptare si Dua Lipa e Bebe Rexha.

Koncerti, i cili mbushi tre sheshet kryesore të kryeqytetit, atë të Skenderbeut, Nënë Terezës dhe Zahir Pajazitit, u organizua në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore-artistike dhjetë ditore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, nën patronazhin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Festimet e 10 vjetorit të pavarësisë do të mbyllen ditën e sotme me pritjen solemne nga ana e presidentit Thaçi, të një numri të madh të mysafirëve ndërkombëtarë, të rajonit dhe të vendit, të cilët kontribuan për pavarësinë e Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button