Pagesë mujore për personat e verbër

Shumë nominale mujore prej 7.000 denarëve do t’u paguhet personave të verbër duke filluar nga 1 korriku i vitit 2012, harmonizuar me rritjen e shpenzimeve për jetë për vitin paraprak të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë.

Në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë siguruar mjete në vlerë prej 90.720.000 denarë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski dhe zëvendës-ministri i po të njëjtës ministri Ibrahim Ibrahimi realizuan takim me kryetarin e Unionit nacional të të verbërve në Maqedoni, Zharko Selkovski dhe me kryetarin e Unionit nacional të të verbërve me invaliditet trupor “Mobilitet” Branimir Jovanovski.

Në takimin u bisedua për shtesën e re për mobilitet që do të fillojë të paguhet prej 1 korrikut të këtij viti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button