Shilegov: Pleniumi i arsimtarëve në vend që të shkruajë letra duhet që të paraqet fakte

Plenumi i arsimtarëve në vend që të shkruajë letër, duhet të dorëzojë dëshmi tek unë si kryetar i Bashkisë ose në Sektorin e Arsimit, që më pas Bashkia të nisë procedurë për ndryshimin e drejtorëve në shkollat e mesme, nëse ka joligjshmëri në punën e tyre, tha sot Petre Shilegov, në lidhje me ndërrimin e drejtorëve të shkollave.

“Në vend që të shkruajnë letër, duhet dëshmi për punën e tyre eventuale joligjore në shkolla dhe t’i dorëzojnë tek unë si kryetar i Bashkisë ose Sektori i Arsimit”, tha Shilegov.

Ai shtoi se nuk mundet që kryetari i komunës, me vetëm një letër të shkarkojë ose emërojë drejtorë të shkollave ose çfarëdo institucioni tjetër.

“Ekzistojnë mundësi ligjore dhe përderisa ekzistojnë fakte dhe ka arsye, nuk shoh pse të mos vijë deri tek ndryshimi i drejtorëve”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button