Krahu i Karemanit, nesër mban kongresin e parë të Lëvizjes BESA, ja çfarë thonë nga partia

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, krahu Nexhbedin Karemanit të opozitares Lëvizja BESA, nesër do ta mbajë kongresin e parë të partisë, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Qendror, njofton Portalb.mk.

Edhe pse nëpër media lakohet emri i Afrim Gashit, për kryetar të ardhshëm të Lëvizjes BESA, ky i fundit për Portalb.mk, as nuk e mohon, por as nuk e pranon se nesër do të dorëzojë kandidaturë.

“Ende nuk ka asnjë kandidat për kryetar, pasi që kandidaturat shpallen dhe ofrohen gjatë punimeve të Kongresit”, thotë për Portalb.mk, Gashi.

Zëdhënësi Orhan Murtezani, për Portalb.mk, thotë se Gjithçka është gati me përgatitjet e Kongresit, ndërkaq edhe ai nuk zbuloi asgjë në lidhje me se cilat emra përmenden për kryetar të ardhshëm.

“Gjithçka është gati dhe në rregull për Kongresin. Konform Statutit të BESËS nesër dorëzohen kandidaturat. Tani për tani nuk mundem asgjë të them rreth emrave të përfolur nëpër media. Çdo anëtar i Lëvizjes BESA ka të drejtë të kandidojë për kryetar, andaj nesër do të mësohet se kush do të jetë kryetar i Lëvizjes BESA dhe anëtarë të Këshillit Qendror”, thotë Murtezani.

Për atë se çfarë pritet pas këtij Kongresi, Murtezani thotë se, tani për tani “nuk mundet të thotë asgjë pasi që ajo do të varet nga kryetari i ri dhe Këshilli i ri Qendror”.

Nga ana tjetër, Kongres të partisë ka paralajmëruar edhe krahu i Bilall Kasamit të Lëvizjes BESA, i cili pritet që të mbahet në Shkup më 24 shkurt.

No automatic alt text available.reman

Dy kongrese paralele vijnë pasi Lëvizja BESA është ndarë në dy grupe, njëri grup që është “kundër” që Kasami të jetë kryetar i partisë deri në mbajtjen e kongresit partiak në shkurt, që njihet si BESA e “Karemanit” dhe grupi tjetër, që është “për” që Kasamin të mbetet lideri i partisë deri në mbajtjen e kongresit partiak që njihet si BESA e “Kasamit”.

Grupi i “Karemanit” e shkarkoi nga posti i kryetarit Bilall Kasamin dhe në vend të tij, si ushtrues detyre të kryetarit të partisë e vendosi deputetin e kësaj partie, Nexhbedin Karemani.

Para 10 ditëve BESA e “Kasamit” e publikoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 në të cilën thuhej se refuzohet ankesa për të bërë lider të përkohshëm partie, Nexhbedin Karemanin.

Pas kësaj reaguan nga BESA e “Karemanit” duke thënë se kontesti për të fituar legalitetin e lëvizjes nuk ka përfunduar dhe se do të zgjidhet pas Kongresit të Lëvizjes Besa.

Kjo parti hapi edhe seli të reja, njëra u hap në Tetovë nga grupi i “Karemanit” dhe tjetra në Shkup nga grupi i “Kasamit”.

Përçarjet në BESA ndikuan edhe në grupin parlamentar të kësaj partie, grupi i “Karemanit” ka dy deputetë, përfshirë atë dhe Rexhep Memedin i cili erdhi në vend të Bilall Kasamit, pasi që ky i fundit dha dorëheqje si pasojë e kandidaturës për kryetar të Komunës së Tetovës. Grupi i “Kasamit” ka tre deputetë. Megjithatë, të dy grupet në opinion thonë se veprimtaria e tyre në Kuvend do të jetë e përbashkët.

Prapaskenat e përçarjeve në BESA, çfarë ndodhi dhe kush e ka shumicën? (Dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button