VIDEO- Mbaroi protesta e dështuar e maqedonasve para Qeverisë, sulmuan gazetar

14:00 Mbaroi protesta e dështuar e adoleshentëve agresiv maqedonas. Më shumë kishte gazetar se sa të ashtuquajtur protestues që në numër ishin diku rreth 50-70 pjesëmarrës. Ata që ishin, kryesisht mbanin maska dhe fyenin shqiptarët dhe muslimantë. Sulmuan një kameraman ndërsa dhe gjuanin me gurrë dhe ndaj gazetarëve tjerë. Më në fund u shpërndanë duke kënduar kënga me motive fyese “Ta dijnë shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptar i vdekur është i mirë”, “Polici shqiptare”

13:30 Adoleshenë të maskuar pjesëmarrës në protesta kanë sulmuar një kameraman. Ata ende qëndrojnë para Qeverisë dhe bërtasin me parollat “Ta dijnë shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptar i vdekur është i mirë”.

13:00 Jo më shumë se 100 persona gjenden aktualisht para Qeverisë së Maqedonisë, të ndarë në grupe të vogla duke pasur për qëllim protestat kundër si që thonë përhapjes së radikalizmit islam. Pjesëmarrësit janë kryesisht të rinj, parolla nuk kanë. Policia është e pranishme.

Si iniciator i grupit që e paralajmëron protestën është profili i facebook-ut “Nuk ka të luajtur me Maqedoninë”.

Më tepër informata në vijim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button