Autobusi me numër 50 sërish ndalon në QTQ

Në stacionin e autobusëve në Qendrën Tregtare të Qytetit prej sot  sërish ndalon autobusi me numër 50, i cili qarkullon nga Hipdromi deri te Qendra Klinike të JSP- së do të ndalojnë në këtë stacion të autobusëve.

“Sot e kthejmë këtë linjë në vend ku takon tradicionalisht. E kthejmë frymën e vjetër të Qendrën Tregtare të Qytetit me qëllim që ta ringjallim ashtu siç e dimë nga koha kur Shkupi ishte përplot me hare”, deklaroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot në lëshimin simbolik të stacionit të autobusëve në QTQ.

Para disa viteve, siç tha, ka stacion i autobusëve ishte mbyllur për shkak të mundësisë që autobusët dykatëshe kinezë të hyjnë në bodrumin e QTQ-së.

Qendrën Tregtare të Qytetit, siç theksoi, “e mbrojtëm me referendum dhe arritëm ta mbrojmë dhe tani detyra jonë është që QTQ t’ia kthejmë jetën”.

Drejtori i Qendrës Tregtare të Qytetit Gjoko Trajçevski paralajmëroi se në të ardhmen në stacionin n bodrum të QTQ-së do të kthehet edhe numri 57.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq tha se në vitin 2015 së bashku me organizatat civile dhe lëvizjet civile filluan betejë që ta shpëtojnë pamjen e QTQ-së për të cilën është i njohur Shkupi dhe arrti me refendum.

Autobusi me numrin 50 drejt Qendrën Klinike do të qarkullojë përgjatë rrugës së ndryshuar, pasi stacioni i autobusit “MNT” në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” do ta përdorë stacionin e autobusit  në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit dhe më pas do ta përdorë stacionin e autobusit “Qendër-Rekord”. Autobusi nga Qendra Klinike për në Hipodrom do të udhëtojë përgjatë rrugës ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button