Shefi i diplomacisë gjermane paralajmëron në një rrezik serioz nga lufta në vitin 2018

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel deklaroi se për shkak të ndikimit të rritur të Kinës në skenën botërore, SHBA-ja dhe Evropa duhet të kthehen në marrëdhëniet historike dhe të punojnë së bashku që të mos ndodhen në një situatë që të mbesin mbrapa.

Para liderëve dhe përfaqësuesve botërorë nga fusha e mbrojtjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, Gabriel ka deklaruar se SHBA-ja ka nevojë për Evropën ashtu siç Evropa ka nevojë për SHBA-në. Tani nuk është koha vetëm të ndiqen interesat kombëtare, tha ministri gjerman.

Ai ka theksuar se pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ka pasur benefit nga marrëdhëniet e fuqishme e SHBA-në, duke mësuar nga Uashingtoni për parimet e demokracisë, multilaterizmin, të drejtën ndërkombëtare dhe tregtinë e lirë.

“Ndoshta me të mund të sqarohet pse ne gjermanët veçanërisht jemi të shqetësuar kur shikojmë në anën tjetër të Atlantikut – sepse tashmë nuk e shohim Amerikën tonë”, ka potencuar Gabriel.

“Në fillim të vitit 2018 bota po përballet me një numër të madh të sfidave nga fusha e sigurisë, si edhe para kërcënimit nga konflikte të mëdha në rajone të ndryshme”, ta transmeton DPA deklaratën e Gabrielit.

“Konflikti sirian po lëviz në drejtim të ‘rrezikut serioz nga lufta për partnerët tanë të afërt'”, deklaroi ai, duke menduar për Turqinë, anëtare e NATO-s.

Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut vetëm përkohësisht mund ta ndalojnë “eskalimin e rrezikshëm ekstrem rreth programit koreanoverior për armë bërthamore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button