Edhe një barazim pa gola për Renovën

Java e 20-të, e kampionatit të Ligës së parë të Maqedonisë në futboll ka filluar sot me duelin e vetëm ku u takuan Renova dhe Sileksi, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin më të padëshiruar për publikun, 0:0.

Që në fillim të ndeshjes, vërehej një lojë shumë e kujdesshme e dy ekipeve, të cilët më shumë mendonin të ruajnë portën e tyre sesa të sulmojnë atë kundërshtare.

Por pikërisht nikoqirët kishin rastin e parë për të kaluar në avantazh, me rastin e humbur në minutën e 8-të, kur përforcimi i këtij sezoni, braziliani Fernando Silva dos Santos tentoi nga distanca.

Deri në fund të pjesës së parë, më shumë loja zhvillohej në mesfushë, pa raste konkrete.

Asgjë nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, ndërsa strategu i Renovës, Kosotv tentoi që të bëjë ndryshim me futbollistët që i futi në lojë si zëvendësues, Kadriu, Jusufi dhe Gafuri, të cilët nuk arritën të ndryshojnë rezultatin e fillimit 0:0.

Nësër luhen ndeshjet tjera, kur me fillim në orën 14:00 takohen: Shkupi – Shkëndija, Vardari – Pobeda, Pelisteri – Rabotniçki dhe Akademija Pandevi – “Skopje”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button