Droga e cila kaloi nëpër Maqedoni konfiskohet në Durrës

Policia në Durrës konfiskoi rreth 20 kilogramë heroinë që ishin futur në territorin shqiptar përmes Maqedonisë.

Këtë lajm e publikoi gazeta “Shekulli” ndërsa lajmin e konfirmuan edhe burime të policisë.

Caku final i drogës ka qenë tregu në Itali.
Në aksionin i cili u zbatua pasi morën informata operative është arrestuar shtetasi shqiptar Gentian Fejzi 28 vjeç nga Tirana.

Paradokohe në Durrës u konfiskuan 8 kilogramë heroinë ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për një grup më të madh i cili merret me kontrabandë të drogës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button