Ivanov-Radev: Maqedonia dhe Bullgaria duhet ta avancojnë bashkëpunimin e përgjithshëm

Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë bashkëpunim më të suksesshëm të biznesit, infrastrukturë më të mirë, më shumë projekte, shkëmbim më të madh të mallrave dhe të njerëzve dhe komunikim më të mirë në të gjitha nivelet. Këtë sot e theksuan presidenti i Maqedonisë dhe i Bullgarisë Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev, para biznesmenëve dhe kryetarëve të odave ekonomike.

“Ne tashmë kemi besim politik në nivel më të lartë dhe ky është kusht për të gjitha sukseset e mëtejme”, tha Radev i cili shtoi se për biznes efikas dhe efektiv nevojiten siguri dhe fqinjësi të mirë.

Presidenti bullgar potencoi se është shumë me rëndësi që sa më shpejt Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa investimet e huaja duhet të vijnë në çdo mjedis, me siguri më të vogël apo më të madhe.

Комора радев иванов

Radev theksoi se jashtëzakonisht të rëndësishme janë edhe shkëmbimi në arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm. Potencoi se Bullgaria ka rrjedhje të madhe të investimeve të huaja dhe përvojë të madhe në shfrytëzimin e fondeve evropiane, ndërsa Maqedonia mund t’i shfrytëzojë formulat pozitive për përpunimin e projekteve konkrete. Ai konsideron se mundet me forca të përbashkëta dhe me pak mjete të bëhet që vendkalimet kufitare të punojnë shumë më mirë.

Presidenti Ivanov potencoi se përveç përmirësimit të infrastrukturës midis dy shteteve, e cila në disa pjesë është dëshpëruese, duhet korrupsioni të reduktohet në zero dhe të investohet në ujë,ushqim dhe energji.

Комора иванов радев

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski theksoi se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me odat në Bullgari. Sipas tij, nevojiten tre kushte që bashkëpunimi ekonomik të shkojë përpjetë, oblgimet e të dy shteteve, në sektorin privat dhe të vetëqeverisjes lokale.

Në takimin e Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari dhe Odës Tregtare-Industriale Bullgare nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP