Seanca për Demarkacionin, gjatë javës së ardhshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka konfirmuar se seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të mbahet gjatë javës së ardhshëm, dhe jo të dielën, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.

“Koalicioni qeverisës i ka 61 vota, por e dini që marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me dy të tretat, që nënkuptojnë 80 vota. Seanca mund të ndodh të mbahet gjatë javës së ardhshme jo nesër. Gjatë javës do të jenë votat”, tha kryeministri Haradinaj, transmeton REL.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të shtunën është miratuar deklaratën e përbashkët, në mes Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar të premten nga presidenti I Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes se cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button