Vetëm 11 mijë persona vënë firmën në peticionin për në NATO

Internet peticionin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Çikago, iniciuar nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase, deri më tani e kanë nënshkruar vetëm 11.000 persona.

 Peticioni i cili mund të plotësohet nëpërmjet internetit dhe që i dedikohet presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, kryeministrit të Kanadasë, Stiv Harperm sekretarit gjeneral të NATO-s, Andress Fogh Rasmusen, sekretarit amerikan për mbrojtje Leon Paneta dhe disa funksionarëve amerikanë dhe mediave në SHBA, ka për qëllim që të pranohet Maqedonia në NATO në Samitin e Çikagos. 

Në peticion theksohet se që në vitin 2008 NATO kishte konfirmuar se Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim të plotë.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur porosi konkrete nga përfaqësues të NATO-s dhe vendeve tjera anëtare të cilët kanë theksuar se në Çikago nuk do të ketë zgjerim, por dyert e NATO-s mbeten të hapura për në të ardhmen. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button