Dy persona ndërruan jetë ndërsa tre janë lënduar rëndë nga një ndeshje e tre veturave

Dy persona ndërruan jetë, ndërsa tre janë lënduar rëndë pas aksidentit rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 10 e 55 në rajonin e Prilepit – Makedonski Brod, në fshatin Ropotovo, Komuna e Dollnenit, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave nga SPB Manastir, deri te aksidenti ka ardhur nga ndeshja tre veturave deri tani nga shkaqe të panjohura nga , veturë “llada samara” me tabela të regjistrimit të Manastirit në të cilën kanë qenë tre persona nga të cilët një grua 66-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje, vetura tjetër “mercedes” me tabela regjistrimi të Kumanovës nga e cila në vendngjarrje ndërroi jetë vozitësi 69-vjeçar dhe vetura tjetër ka qenë veturë për mallra e tipit “mercedes” me tabela kumanovare në të cilën ka qenë vetëm një vozitës.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është ndërprerë. Në vendngjarje ekpertizë janë duke kryer policia e Prilepit, prokurori themelor publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button