Kosovë, qeveria miraton deklaratën e përbashkët për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ka miratuar deklaratën e përbashkët, në mes Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar të premten nga presidenti I Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes se cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy shteteve, tansmeton REL.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë se Kosovës me rastin e 10-vjetorit të shpalljes se Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se “marrëveshja e meriton aprovimin e Qeverisë”.

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet më 18 shkurt, për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button