Maqedonia dhe Bullgaria do t’i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim ekonomik

 Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Bullgarisë do të shqyrtohen sot në takimin në Shkup ku krahas biznesmenëve dhe kryetarëve të odave ekonomike është paralajmëruar edhe prezenca e presidentit të Maqedonisë dhe të Bullgarisë Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev.

Theks kryesor pritet të vendoset në nevojën për zgjidhje më të shpejtë të çështjeve kyçe nga të cilat ndikohet vëllimi i bashkëpunimit, para së gjithash në infrastrukturën energjetike dhe transportuese dhe zbatimin e formaliteteve në vendkalimet kufitare.

“Zgjidhja e këtyre çështjeve kyçe do të kontribuojë për përshpejtimin e operacioneve të përgjithshme transportuese midis dy vendeve, ndërsa me këtë edhe ekspansioni i vëllimit të shkëmbimit dypalësh të mallrave”, thonë nga oda Ekonomike e Maqedonisë.

Vitin e kaluar, Bullgaria ka qenë partneri i gjashtë i jashtëm tregtar i Maqedonisë.

Nga viti 2010 deri në vitin 2017 në shkëmbimin të jashtëm tregtar midis dy vendeve vërehet në deficitin tregtar konstant në anën e Maqedonisë, i cili më i lartë ka qenë në vitin 2011 dhe 2012. Ndërkaq, vitin e kaluar është vërejtur suficit në anën e Maqedonisë në lartësi prej 0,83 milionë dollarë amerikanë, që paraqitet për herë të parë në tetë vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button