Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës

Fama e Dua Lipës po rritet dita ditës në arenën ndërkombëtare, por asnjëherë ajo nuk ka harruar origjinën e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka uruar të gjithë shqiptarët për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ylli ndërkombëtar me anë të një postimi në Instagram u shpreh se është shumë krenare që është shqiptare.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku.

Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Noa.al.

Bashkëngjitur urimit Dua ka vendosur edhe një foto ku shfaqet vetë këngëtarja e veshur në njërin rast me flamurin e Kosovës dhe në tjetrin me atë të Shqipërisë. ‘Dua Lipa Kosovë” puth në ballë ‘Dua Lipën Shqipëri’./b.l/noa.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button