Autobusi me numër 50 prej sot përsëri do të ndalojë në QTQ

Stacioni i autobusëve në Qendrën Tregtare të Qytetit prej sot  përsëri do të fillojë të funksionojë. Dhjetë autobusë ukarainas me numër 50 të JSP- së do të ndalojnë në këtë stacion të autobusëve.

Hapjen e stacionit të ri të vjetër të autobusëve për sot e paralajmëroi kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Tani e kthejmë stacionin e autobusëve për numrin 50, në vend se nga Qendra Kulturore Informative do të kalojë nga QTQ-ja. Kjo vlen vetëm për autobusin me numër 50”, tha dje Shilegov.

Autobusi me numrin 50 drejt Qendrën Klinike do të udhëtojë përgjatë rrugës së ndryshuar, pasi stacioni i autobusit “MNT” në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” do ta përdorë stacionin e autobusit  në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit dhe më pas do ta përdorë stacionin e autobusit “Qendër-Rekord”. Autobusi nga Qendra Klinike për në Hipodrom do të udhëtojë përgjatë rrugës ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button