Tërmet në juglindje të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistruar në orën 07:33, me epiqendër 9 kilometra në veri të Ersekës, me magnitudë 4.3 ballë, transmeton TCH.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Korçë dhe në Përmet.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button