Paraditë ngrohtë, pasdite vranët

Në Maqedoni sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe me erë. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me mundësi për reshje lokale të shiut.

Do të fryejë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në viset perëndimore do të fryejë erë verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 6 gradë deri në 16 gradë, ndërsa ato ditore do të mbërrijnë deri në 19 gradë gjegjësisht deri në 32 gradë.

Në Shkup do të jetë kryesisht me diell, ngrohtë dhe me erë. Do të fryejë erë mesatare deri veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 12 gradë ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri 29 gradë. Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button