Sot, dhjetë vjet

Si sot na kujtohet Kosovë ajo ditë kur u mblodhëm në shesh, atë të ftohte shkurti se kish parë moti.

Loti digjte në sy, ftohti shkonte deri në palcë, minutat e pritjes zgjateshin, por tetovarët vetëm mblidheshin më shumë.

Melodia kombëtare ngrohte qelizat, dhe pritja bëhej edhe më e ëmbël.

Monitori i madh aty në ballë të sheshit na lidhte me ty fizikisht, se shpirtërisht ishim aty që moti.

Askush nuk po bërtiste, sepse nuk ishim mbledhur për demonstrata, siç kishim ditur më së miri të bëjmë ne shqiptarët, por këtë radhë për gëzim.

Në heshtje pritëm çastin kur zyrtarisht ti Kosovë shtrove sofrën tënde, duke u liruar nga kthetra e huaj.

T’u shtoftë buka Kosovë, bashkë me krenarinë e nderin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button