FBI mund të ndalonte masakrën në Florida, gabimi fatal që bënë me agresorin e 17 viktimave

FBI ka lajmëruar se nuk ka ndjekur siç duhet një paralajmërim të shkollës së Floridas se i dyshuari Nikolas Cruz mund të kryente një sulm me armë zjarri.

Muajin e kaluar, një person i afërt me 19-vjeçarin kontaktoi me agjencinë e zbatimit të ligjit për të paralajmëruar “faktin se ai mund të kryente një sulm në shkollë” shkruan BBC. Por protokollet nuk janë ndjekur si duhet dhe ky informacion nuk ka kaluar si ankesë, raporton FBI.

Nikollas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme.

Ai ka dalë përpara gjykatës i akuzuar me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, dhe aty ka rrëfyer se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë.

Qëllimi i tij ishte të shkaktonte sa më shumë viktima dhe vet të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të ndodhur në një shkollë në SHBA që nga viti 2012.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button