Kosovë: Seanca për Demarkacionin mbahet të dielën

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të dielën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Deputetja e Vetëvendosjes së Albulena Haxhiu, siç njofton Kosovapress, pas mbledhjes tha se Kryesia vendosi pa kuorum që seanca të mbahet më 18 shkurt në orën 18:00, përcjell MIA.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe sot në mbledhjen e Kryesisë kundërshtoi këtë qasje, kundërshtova tendencën për të ratifikuar një marrëveshje që i falë 8.200 hektarë tokë Malit të Zi. Marrëveshja mes Thaçit dhe Vujanoviqit është një mashtrim për qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu.

Sipas deputetes Haxhiusë sigurisht që Lëvizja do të kundërshtojë marrëveshjen për Demarkacionin, por për veprimet që do t’i ndërmarrin duhet të mblidhen për t’i definuar ato. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button