Zaev – Radev: Marrëveshja për miqësi, pikë kthese në raportet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim paraqet pikë kthesë në raportet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, deklaroi shefi i shtetit bullgar, Rumen Radev pas takimit në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai u shprehi falënderim kryeministrit Zaev dhe presidentit  Ivanov, për, siç tha, trimërinë e tyre, vizionin dhe qëndrimin qytetar, sepse e bënë të mundshme këtë perspektivë për miqësi në marrëdhëniet tona, për çka Bullgaria çdoherë ka qenë e hapur, transmeton MIA. 

“Posaçërisht dëshiroj ta falënderoj kryeministrin Zaev sepse me trimërinë e tij, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, pas shumë vite pritje, u nënshkrua. Ajo pozitë dha inkurajim se prioritetet për Ballkanin Perëndimor mund të jenë realitet”, tha Radev.

Marrëveshja për miqësi mes dy vendeve, sipas kryeministrit të Maqedonisë, tashmë po i jep rezultatet e para, ndërkaq vizita po ndodhë në kohën kur Bullgaria kryeson me Bashkimin Evropian, dhe e cila i jep rëndësi të madhe zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Sot dëshiroj të ndaj gëzim të madh që Marrëveshja për miqësi mes dy vendeve tona i sjellë rezultatet e bukura. Secili ministër nga Qeveria e RM-së ka qenë tashmë për vizitë në Bullgari. Këtu u vendosën çdo lloj marrëveshjesh për bashkëpunim”, tha kryeministri.

Ka filluar përpunimi i, siç tha, dokumentacionit teknik për rrjetin gazpërçues Petriç-Strumicë, është rritur kapaciteti i bartjes së energjisë nga Bullgaria drejt Maqedonisë, ndërkaq tashmë u fol për infrastrukturën rrugore të venkalimit të ri kufitar Klepalo.

“Njëkohësisht u nënshkruan shumë marrëveshje. Presim që në mars-prill të ulen çmimet e roamingut mes dy vendeve. I shfrytëzojmë laboratoret e Bullgarisë, ndajmë prëvoja edhe në minsitritë e mbrojtjes që me trajnime të veta dhe qendra të cilat ia japin armatës dhe policisë sonë. Por, ajo që është më me rëndësi është që vëllimi i tregtisë tashmë është rritur për 10 deri 12 për qind. kemi grupe të përbashkëta muzikore, shfaqje të përbashkëta teatrale”, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev.

Presidenti bullgar Radev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë tashmë u takua me nikoqirin e tij, shefin e shtetit, Gjorge Ivanov. Dy presidentët nesër do të kenë takim me përfaqësues të odave ekonomike të të dy vendeve.

Në Maqedoni Radev shoqërohet nga dy mitropolitë. Siç është e ditur, Kisha ortodokse e Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit kërkoi që Kisha ortodokse e Bullgarisë t’i bëhet Kishë-amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button