Sezonin e ardhshëm linjë e drejtpërdrejt ajrore në relacionin Stamboll – Ohër

Kompania turke e buxhetit të ulët “Onur Er” për sezonin e ardhshëm turistik do të vendosë linjë të drejtpërdrejt ajrore nga Stambolli për në Ohër.

Është paraparë që aeroplanë të “Onur Er”-it të fluturojnë nga Stambolli për në Ohër një herë në javë, duke filluar nga 15 prilli përfshirë me 7 tetor. Fillimisht biletat për fluturimin do të shiten përmes tur-operatorit turk “tatil Budur”, por do të ofrohen edhe në shitje të hapur në qoftë se ekziston interesim në treg, transmeton MIA. 

Vendosja e linjës sezonale ajrore është rezultat i negociatave që kompania ajrore i kishte me Qeverinë e Maqedonisë, si përpjekje për tërheqje të numrit sa më të madh të mysafirëve në rivierën e Ohrit.

“Intenca jonë është që të punojmë në drejtim të zhvillimit të qarkullimit ajror dhe prej atje do ta mbështesim çdo kompani e cila dëshiron të vendosë linjë të drejtpërdrejt ajrore për në Maqedoni. Aeroporti në Ohër ka potencial të madh dhe aktivitetet tona janë të orientuara drejt tërheqjes së numrit sa më të madh të pasagjerëve për në Ohër, posaçërisht kur bëhet fjalë për kompani ajrore të buxhetit të ulët”, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër vitin e kaluar 2017 kanë mbërritur 159.072 pasagjerë rekord, që paraqet rritje për 9,7 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Kompania ajrore “Onur Er” operon me 24 aeroplanë që fluturojnë në pothuajse 40 destinacione, si nëpër Turqi ashtu edhe në fluturime ndërkombëtare. Në Evropë, “Onur Er” momentalisht ka linja të drejtpërdrejta ajrore për në Rusi, Francë, Gjermani, Austri, Holandë dhe Ukrainë.

Mysafirët turq paraqesin segment i rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të mysafirëve të cilët kanë qëndruar në Maqedoni. Vitin e kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 129.708 turistë turq që është rritje për 22,7 për qind krahasuar me vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button