Haxhinasto në Kanada: Koha për investime në Shqipëri

Marrëdhënia dypalëshe Shqipëri-Kanada, me theks të veçantë bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimet në rajon, kanë qenë në qendër të diskutimeve gjatë vizitës dy ditore në Kanada të Zv.Kryeministrit dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto. 
 
Ministri i Punëve të Jashtme ka patur një sërë takimesh me Kryetarin e Senatit Noel A. Kinsella, Kryetarin e Dhomës së Ulët Andreë Scheer, Ministrin e Punëve të Jashtme John Baird, Sekretarin Parlametar për Tregtinë Ndërkombëtare Gerald Keddy, Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit kanadez Dean Allison. Gjithashtu pjesë e diskutimeve ka qene marrëveshja në arsim, mbrojtja e investimeve , sigurimet shoqërore dhe lehtësimi i vizave.
 
Haxhinasto shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme të Kanadasë, posaçërisht në drejtim të transformimeve demokratike në vend, si dhe për futjen e Shqipërisë në NATO. 
 
Marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, tha z. Haxhinasto duhet që të materializohen në marrëdhënie dhe bashkëpunim ekonomik më të fortë. Investimet dhe kompanitë kanadeze duhet të jenë më të pranishme në Shqipëri në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, burimet natyrore, miniera, naftë e gaz.
 
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon. Duke vlerësuar kontributin e Kanadasë në Kosovë si një kontribut në drejtim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në të gjithë rajonin, dhe për përfshirjen e saj në organizatat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button