Sulmuesi i shkollës në Florida e pranoi aktin

Adoleshenti i akuzuar për vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida ka pranuar se ka kryer sulmin, bëri të ditur policia.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, ka thënë se ka arritur në kampusin e shkollës dhe se ka nisur të qëllojë nxënësit, përpara se të hidhte armën dhe të ikte, thuhet në dokumentin e gjykatës, transmeton REL. 

Ai është paraqitur në gjykatë me 17 akuza për vrasje me paramendim.

FBI ka konfirmuar se ka qenë e paralajmëruar për Cruzin, i cili, vitin e kaluar, ka komentuar një video në YouTube, duke thënë: “Do të jem qitës profesionist në shkollë”.

Një përdorues pastaj i ka alarmuar autoritetet për postimin.

Sulmi i 14 shkurtit në shkollën Stoneman Douglas në Parkland të Floridas është më vdekjeprurësi në një shkollë amerikane qysh në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button