Në BE çdo vit hedhen 9 milionë ton ushqim për mosnjohje të afatit të skadimit

 Komisioni Evropian (KE) ka publikuar një studim mbi ndikimin e tiketave të skadimit të afatit në hedhjen e ushqimit në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet e studimeve në terren tregojnë se rreth 9 milionë ton ushqim çdo vit, 10 për qind e shumës së përgjithshme të ushqimit të hedhur në BE, hedhet për arsye që lidhen me skadimin e afatit të produkteve ushqimore.

Pas udhëzimit për dhurimin e ushqimit, KE-ja ka përmbushur kërkesën e dytë kryesore nga raporti, tha Biljana Borzan, raportuesja e Parlamentit Europian (PE) për reduktimin e hedhjes dhe rritjes së donacioneve të ushqimit.

“Supozuam se sasia e madhe e ushqimit të hedhur ishte i lidhur me afatet e gabuara të produkteve ushqimore dhe moskuptimit të dallimit në mes ‘të përdoret deri’ dhe ‘preferohet të përdoret para'”, ka thënë Borzan.

Sipas një studimi që ka përfshirë 2.296 produkte të blera në 109 markete në territorin e 8 shteteve anëtare të BE-së, potencial më të lartë për reduktimin e hedhjes së ushqimit në kontekstin e skadimit të afatit kanë produktet e qumështit, lëngjet e freskëta, mishi dhe peshku i paketuar.

Më pak se gjysma e shtetasve të BE-së e kuptojnë dallimin midis “të përdoret para” dhe “preferohet të përdoret para”, shenja të parashikuara sipas legjislacionit evropian. Edhe pse pas skadimit të etiketës nga shembulli i dytë, ushqimi mund të jetë i mirë për ditët, javët dhe muajt, ai hudhet masivisht në datën e skadimit.

“Preferohet të përdoret deri më” do të thotë se prodhuesi pohon se produkti deri më këtë datë ka cilësi më të lartë, si për shembull, ruan vlerat ushqyese dhe ngjyrën.

“Një pjesë e mirë e 90 milionë ton ushqim të hedhur në vit në BE është e përdorshme dhe për këtë arsye BE-ja dhe shtetet anëtare kanë një detyrim moral dhe politik që të marrin masa për zvogëlimin e saj. Edhe nëse nuk ka radhë përpara kuzhinave popullore dhe faktit se pothuajse një e katërta e qytetarëve është në rrezik nga varfëria, bëhet fjalë për sasi të mëdha të ushqimit në prodhimin e të cilave janë shpenzuar burime, si uji, toka, lëndë djegëse dhe orë pune”, përfundoi Borzan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button