Babai i Martin Neshkoskit lufton për jetë

Babai i Martin Neshkoskit, djaloshi i cili u vra brutalisht nga ana e policit Igor Spasov në mbrëmjen mes pesë dhe gjashtë qershorit, Dragan Neshkoski, lufton për jetë pasi dje në mëngjes rreth orës 10 të mëngjesit piu disa acid klorhidrik në orvatje që të bëjë vetvrasje.

Vëllai i Martinit, Aleksansar Neshkoski menjëherë e dërgoi të atin në ambulancë, pasi paraprakishtë tentoi që vet ta mbajë në jetë duke i dhënë dy litra qumësht për të pirë.
Kur arriti në toksikologji, pohon Neshkoski, iu bënë incizime dhe i dhanë infuzion, por hapja kirurgjikale ndodhi madje në orët e vona të natës, kur veçmë i ishin djegur organet.

Momentalisht ai gjendet në aparate që e mbajnë në jetë.

“Mjekët më pyetën nëse dua t’ia heq aparatet, por unë refuzova, për shkak se zemra ende i rrahë, thekson Aleksandar, vëllai i Martin Neshkoskit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button