Maqedoni, nëse s’jeni të kënaqur nga puna e gjyqtarëve dhe gjykatat ja ku mund të ankoheni (VIDEO)

“Ku duhet që qytetarët të dorëzojnë ankesa kundër punës së gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave?”, është titulli i videos të cilin e ka publikuar Instituti për të Drejtat e Njeriut, njofton Portb.mk.

“Ankesat kundër punës së gjyqtarëve dhe kryetarëve të Gjykatave prej tani mund të dorëzohen deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, në vend sikur deri më tani te Këshilli për Verifikimin e Fakteve, i cili më nuk ekziston”, sqaron Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Me ndryshimet e fundit ligjore për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është e paraparë se Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë është kompetent për veprim ndaj ankesave të qytetarëve dhe personave juridik për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.

Nga Këshilli Gjyqësor thonë se për arsye që Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe ngritje të procedurës për Konstatimin e Përgjegjësisë për Gjykatës është shfuqizuar me ligjin për ndalimin e ekzistimit të ligjit për Verifikimin e Fakteve dhe për konstatimin e përgjegjësisë për gjykatësin, ankesat nga qytetarët dhe personat juridik mund të dorëzohen deri te Këshilli Gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button