Shkupi me autobus të përkohshëm elektrik

Qyteti i Shkupit sot ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë izraelite “Çeriot Motors”, për shfrytëzim të përkohshëm të një autobusi elektrik për testim, në periudhë për gjashtë muaj, njofton Portalb.mk.

Autobusi elektrik do të fillojë të udhëtojë nëpër rrugët e qytetit në prill të këtij viti, edhe atë në linjën me numër 15 të Ndërmarrjes e Transportit Publik (NTP) nga Novo Lisiçe deri në Karposh 4, nëpërmjet rrugëve të Bulevardit “Jane Sandanski”, bulevardit “Koço Racin”, rrugës “Dimitrie Çipovski”, bulevardit “Partizanski Odredi” dhe anasjelltas. Në autobus mund të udhëtojnë 85 udhëtarë.

Ashtu siç theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov, autobusi është i bërë sipas trendëve më të fundit teknologjike në këtë industri, harxhon sasi minimale të energjisë elektrike dhe është i pajisur me sistem për mbushje të shpejtë. Stacionet për mbushje me energji elektrike janë në ndalesat e fundit në Novo Lisiçe dhe në Karposh 4.

“Këtë vit kemi paraparë buxhet për subvencionim për furnizim të euro-autobusëve prej 100 milionë denarë (1.62 milionë euro), dhe për transportuesit privat prej 20 milionë denarë (325.000 euro). Shkupi meriton transport të autobusëve që nuk ndot, i cili do të jetë efikas në aspektin energjetik dhe i cili plotësisht do të dalë në nevojë të qytetarëve”, theksoi kryetari Shilegov.

“Çeriot Motors” është kompani izraelite për prodhimin e autobusëve elektrik me seli në Sofje, e cila në bashkëpunim me kompaninë kineze “Hajger” prodhon 76 autobusë në ditë. Autobusët e tyre tanimë udhëtojnë në rrugët e Beogradit, Tel Avivit, por së shpejti edhe nëpër Madrid dhe Salzburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button