Gjykata amerikane e apelit: Ndalesa e udhëtimit diskriminon muslimanët

Përpjekja e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për të kufizuar imigracionin është ballafaquar me një tjetër pengesë gjyqësore nga një gjykatë federale e apelit në Virginia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një vendim 9 me 4, gjykata vendosi se dekreti i udhëtimit nga Trump është jokushtetues, sepse ai diskriminon muslimanët.

Vendimi i shumicës citoi postimet në Twitter të presidentit Trump dhe deklaratat e tjera publike të tij si dëshmi se qëllimi i deklaruar pas rendit ekzekutiv, sigurisë kombëtare, është dukshëm “veshje e dritares” për qëllimin e saj të vërtetë.

“Duke shqyrtuar deklaratat zyrtare nga presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të degës ekzekutive, së bashku me vetë shpalljen, konkludojmë se shpallja është jokushtetuese e njollosur me armiqësi ndaj Islamit”, shkroi kryeprokurori Roger Gregory.

Gregory poashtu theksoi se ata që e apelojnë rendin ekzekutiv “ofrojnë dëshmi të padiskutueshme se presidenti i SHBA-ve në mënyrë të hapur dhe shpesh shpreh dëshirën e tij për t’i ndaluar ata të besimit islam që të hyjnë në SHBA”.

Varianti i fundit i ndalesës së udhëtimit i bllokon njerëzit nga tetë vende që të hyjnë në SHBA, gjashtë prej të cilave janë shumicë muslimane. Dekreti ndalon imigrimin nga Çadi, Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, si dhe nga Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Gjykata Supreme në muajin prill pritet të dëgjojë argumentet në këtë rast.

Cecillia Wang, zëvendësdrejtorja ligjore e Unionit Amerikan të Lirive Civile, përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit të Qarkut të katërt.

“Përrpjekja e tretë e paligjshme e presidentit Trump për të denigruar dhe për të diskriminuar muslimanët nëpërmjet një ndalese të emigracionit ka dështuar përsëri në gjykatë. Nuk është çudi. Kushtetuta ndalon veprimet e qeverisë kundër një feje”, tha Wang.

Si kanidadat që konkurron për zyrën më të lartë të Amerikës, Trump u zotua të miratojë “një mbyllje totale dhe të plotë të muslimanëve që hyjnë në SHBA derisa përfaqësuesit e vendit tonë të kuptojnë se çfarë po ndodh”.

Ndërkohë, në detyrë si presidenti amerikan, ai ka hedhur tre përpjekje të ndara për të përmbushur premtimin, por përpjekjet janë ballafaquar me pengesa ligjore të njëpasnjëshme.

Gjykata Supreme lejoi që varianti i tretë të hyjë në fuqi derisa procedimet ligjore vazhdonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button